Kapet me ‘këpurdha magjike’ – 26 vjeçari kishte nëntë qese të vogla
Në mbrëmjen e 4 qershorit në rrugën “Konferenca e Bunjajt” në Gjakovë, një person është arrestuar nën dyshimin për posedim dhe shpërndarje të substancave narkotike të rrezikshme.
Burime të Sinjalit brenda Policisë bëjnë të ditur se patrulla policore kishte ndaluar një veturë për kundërvajtje trafiku, por gjatë kontrollit fizik ndaj drejtuesit të automjetit, në xhepin e pantallonave të tij është zbuluar një qese me substancë të dyshuar narkotike.
Në atë qese ndodheshin gjithsej nëntë qese të vogla me ‘këpurdha narkotike’ të njohura si këpurdha magjike, me peshë totale prej 30 gramësh.
I dyshuari është Zani Vala, 26 vjeçar.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, ndaj Valës është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale:
“Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge“.