Kapet me drogë në veturë gjatë pikës së kontrollit në Lipjan, arrestohet një 27 vjeçar

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Lipjan, pasi gjatë një kontrolli rutinë në rrugën “Ibrahim Rugova” u kap me substancë narkotike.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se më 3 korrik 2025, rreth orës 01:20, njësia patrulluese ka ndaluar një veturë të tipit Range Rover, që drejtohej nga Enis S., 28 vjeçar nga Bregu i Zi – Lipjan.

Gjatë kontrollit në veturë, Policia ka zbuluar një sasi të vogël të lëndës së dyshuar narkotike – marihuanë.

I dyshuari është shoqëruar në stacion për procedur të mëtejme, kurse hetuesit kanë marrë autorizimet e nevojshme nga Prokurori i Shtetit për trajtimin e rastit.

Lexo edhe:  U raportua se Granit Plava është rrahë në burg: Flasin nga studio ligjore të cilët e kanë në mbrojtje