Kapen 1 milion euro të fshehura në veturë – para të padeklaruara në hyrje të Kosovës nga Serbia

Një shumë marramendëse parash është zbuluar sot në Pikëkalimin Kufitar në Merdare, shkruan “Jepi zë”.

Sipas komunikatës së Dogana e Kosovës, më 24 shkurt 2026, zyrtarët doganorë kanë selektuar për kontroll të detajuar një automjet në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës, bazuar në analizën e riskut dhe procedurat standarde operative.

Automjeti fillimisht është kontrolluar përmes pajisjes së skanimit me rreze X (X-Ray), ku janë vërejtur indikacionet e para për një hapësirë të dyshimtë të modifikuar në dysheme. Pas këtyre dyshimeve, është kërkuar asistencë nga Policia Kufitare, e cila ka ofruar mbështetje teknike përmes pajisjes fibroskopike.

Kontrolli i përbashkët ka konfirmuar dyshimet: brenda një hapësire të improvizuar në automjet janë zbuluar mjete monetare të padeklaruara.

Sipas vlerësimeve fillestare, shuma e sekuestruar dyshohet të jetë rreth 1,000,000 (një milion) euro.

Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar. Në koordinim me organet e drejtësisë, po ndërmerren veprimet e mëtejme hetimore në përputhje me autorizimet ligjore.

Lexo edhe:  Kurti me Bulliqin dhe ministra shkojnë për ngushëllime te familja e 18-vjeçarit që u rrah për vdekje