Kanosje me thikë mes vëllezërve në Shtime – i dyshuari përfundon në ndalim 48 orë
Një rast i rëndë i kanosjes në kuadër të dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së dielës në Shtime, ku një person dyshohet se ka kanosur vëllain e tij me thikë.
Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 21 dhjetor 2025, rreth orës 20:30, në rrugën “Komandant Kumanova” në Shtime. Sipas informatave, Policia është njoftuar përmes telefonit
se një person po kanosej me thikë nga vëllai i tij.
Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar viktimën K.J. 38 vjecar, të dyshuarin L.J. 31 vjecar, si dhe dy dëshmitarë të rastit.
Të gjitha palët janë shoqëruar në Stacionin Policor në Shtime, ku janë intervistuar në lidhje me rastin. Gjatë intervenimit, Policia ka sekuestruar një thikë kuzhine, e cila dyshohet se ishte përdorur për kanosje nga i dyshuari.
Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Kanosje”, ndërsa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Rasti vazhdon të hetohet nga organet kompetente.

