Kanosje e fajde – Arrestohet sërish djali i Currit

Policia e Kosovës ka arrestuar djalin e biznesmenit famëkeq Ismet Osmanit.

Mësohet nga Insajderi se Amir Osmani është 22 vjeçari i arrestuar për kanosje dhe fajde mbrëmë nga Policia e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media. Në njoftim thuhet se mbrëmë rreth orës 18:00 ka ndodhur një rast Kanosje në stacionin policor jugu në Prishtinë. Osmanit i është sekuestruar një armë zjarri, një karikator, një thikë dhe shtatë fishekë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Arrestohet një i dyshuar për veprat Kanosje dhe fajde– Sekuestrohet një armë zjarri

Prishtinë, 08 dhjetor 2022 –  Më datë 07.10.2022, rreth orës 18:00, është raportuar për një rast Kanosje në stacionin policor jugu në Prishtinë.

Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore që kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit;

A.O, mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

i cili mbrëmë rreth orës 22:00, është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti  është dërguar në mbajtje.

Personit të dyshuat policia i ka sekuestruar:

–  një armë zjarri TT,

– një karikator,

– një thikë si dhe

–  shtatë fishekë.

Hetuesit policor në koordinim me institucionet, përkatëse kanë kryer edhe procedurat rreth tri urdhëresave të gjykatës, që i dyshuari i ka për vepra të tjera.

Lexo edhe:  Plas sherri në Konushefc të Podujevës: 33-vjeçari ia thyen veturën dhe xhamat e shtëpisë familjarit