Kandemir: Nëna ime nuk quhet Ajshe, nuk di emrin e kujt e thirrën tifozët e Trepçës

Trajneri i Sigal Prishtinës, Ahmet Kandemir, ka vazhduar me deklarata interesante. Ai është ndalur në thirrjet e tifozëve të Trepçës që disa herë kanë brohoritur “Ajshe, Ajshe”.

“Nëna ime nuk e ka emrin Ajshe. Nuk e di për kë e kanë pasur fjalën”, ka thënë trajneri turk i Sigal Prishtinës.

Në ndeshjen e kaluar ai e kishte vlerësuar të papranueshme që gjatë gjithë ndeshjet të ofendohet nëna e një lojtari. Kjo po ndodhë si në Mitrovicë ashtu edhe në Prishtinë.

Kandemir ka theksuar se Prishtina ka luajtur më mirë se në ndeshjen e kaluar në Mitrovicë.

“Po ashtu nuk e di pse nuk zbrazet palestra si në stinorin e rregullt kur ka fyerje në kor. Po ashtu gjysmëfinalja e plejofit ka nisur me referë të huaj dhe neve na referojnë referë të vendit. Federata nuk ka lëshuar asnjë njoftim për këtë”, ka theksuar Kandemir.

Ai ka përsëritur se Prishtina nuk ka luajtur keq, ndërsa ka thënë se basketbolli është lojë e bukur.

“Deri në fund loja ishte e barabartë. Kur ndeshja është e barabartë nuk duhet që referët ta vendosin në fund. U dha një faul që nuk ishte fare, ndërsa na u nxor lojtari më i mirë me pesë faule”, ka thënë Kandemir.

Prishtina është vendase në ndeshjen e pestë dhe vendimtare.

 

Lexo edhe:  Serbia merr biletën për Beograd, eliminohet nga Euro