Kampi “Bondsteel” shpall konkurs pune, rroga 1900 euro

Kampi Bondsteel ka shpallur konkurs për specialist administrativ, me pagë mujore në vlerë një mijë e 900 euro.

Kushtet për aplikuesit për këtë pozitë janë që të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm, dhe formim profesional për administratë, financa ose kontabilitet.

Po ashtu duhet të kenë përvojë pune minimum 2 vjeçare në këtë drejtim, mundësisht në organizata, thuhet në kriteret e konkursit.

“Duhet të kenë njohuri pune, aftësi për të punuar në grup, njohuri të mira në gjuhën shqipe dhe angleze, të kenë njohuri të gjuhës serbe”, thuhet në konkurs.

Konkursi është i hapur deri më 17 nëntor.

Kampi Bondsteel është baza kryesore e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, që është nën komandën e KFOR-it, dhe është e vendosur në Ferizaj.

Lexo edhe:  Hajnat ia vjedhin veturën në parking, i riu në Rahovec kërkon ndihmën e Policisë