Kamioni përfshihet në një aksident në Pejë, krijohet kolonë e gjatë në hyrje të autostradës për Prishtinë
Një aksident trafiku ka ndodhur paraditen e sotme në Gjurgjicë të Pejës, saktësisht në hyrje të autostradës për Prishtinë, ku është përfshirë një kamion, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se atje është krijuar kolonë e gjatë automjetesh.
Nuk dihet nëse ka persona të lënduar, mirëpo shihet se atje tashmë kanë dalë njësitë policore.

