“Kam parë ferrin me sy, kam parë vdekjen…” – Egli qan me dënesë pas debatit të ashpër me Gertën

Egli Tako, një prej banorëve më të komentuara të Big Brother Vip Albania 4, është parë jashtë kontrollit pas një debati të ashpër me konkurrenten Gerta Gixhari.

Sipas Eglit, Gerta i ka përmendur periudhën e saj të depresionit, çka ka shkaktuar reagimin e fortë të saj.

Pas debatit, Egli është parë duke qarë me dënesë.

“Kam parë ferrin, kam parë vdekjen me sy prej kësaj gjëje, s’mund ta sjell këtu“, ka thënë Egli derisa pranë po i qëndronte Rozana.

Pas kësaj, edhe Rozana ka shpërthyer në lot dhe i ka kërkuar të ndalojë: “Boll më, të lutem.”

Në nominim për këtë javë janë Egli dhe Xumi, si pasojë e vendimit të vetë Eglit

Sonte pritet të shihet se cili prej tyre do ta lërë shtëpinë përfundimisht.

Lexo edhe:  Heidi dedikim për Romeon: Jam goca më me fat në botë