“Kam paguar njerëz nga Turqia me të vra”/ Kërcënohet një person në Prishtinë, shkak borxhet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për një rast të kanosjes pas denoncimit të një shtetasi turk, i cili ka raportuar në Polici se është kërcënuar seriozisht nga një person përmes telefonit.

Siç mëson Sinjali, viktima është kërcënuar që gati një muaj, por gjithçka kulmoi kur gjatë ditës së sotme mori një mesazh që e frikësoi dhe i shkaktoi shqetësim jashtëzakonisht të madh.

Bazuar në dëshminë e tij, burimet thonë se i dyshuari e kishte paralajmëruar se i ka dërguar disa persona nga Turqia, të cilët janë paguar për ta vrarë viktimën. Ky kërcënim e shtyri viktimën që të kërkojë ndihmën e Policisë, para se të ndodhë diçka më e keqe. Sinjali mëson se motiv i këtij rasti dyshohet të jenë disa borxhe që dy palët ia kanë njëri-tjetrit.

Pas denoncimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Kanosje”.

Lexo edhe:  Dramë në një shkollë tjetër në Serbi: Një nxënës donte të “zgjidhte gjithçka” përmes bombës