“Kam me t’vra”: Djali 37-vjeçar kërcënon nënën e tij në Gjilan, përfundon në pranga

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe me anëtarët  e tjerë të familjes. Në shumë raste, viktima janë edhe nënat, të cilat përjetojnë dhunë dhe kërcënohen nga fëmijët e tyre.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur edhe sot në rrugën “Avdullah Presheva” në Gjilan, ku një i ri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se i dyshuari 37-vjeçar ka kërcënuar nënën e tij me fjalët “O kam me t’vra” e më pas i kërkuar që të largohet nga shtëpia.

Kjo ka bërë që nëna e tij ta njoftojë Policinë dhe si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që ndaj të dyshuarit të nisin hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Kanosje”.

Lexo edhe:  Rasti i fajdeve në Graçanicë, kapet në Shqipëri i dyshuari i tretë