“Kam me ardhë më t’mbytë”, Burri që punon jashtë vendit telefonon dhe kërcënon gruan e tij në Prishtinë

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen në vendin tonë. Çdo ditë në Polici kërkojnë ndihmë gra të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë i ka ndodhur dje një gruaje në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, e cila dyshohet se është kërcënuar nga bashkëshorti i saj, i cili punon jashtë vendit.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar 47-vjeçarja e cila ka deklaruar se bashkëshorti i saj i cili punon në Kazakistan, e ka kërcënuar përmes telefonit, duke i thënë se do vijë në Prishtinë dhe do ta mbysë.

Përballë kësaj situate ajo ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, me ç’rast para hetuesve policorë ka rrëfyer gjithë ngjarjen.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera do merren kur të sigurohet prezenca e të dyshuarit.

Lexo edhe:  Shoferi i ‘Hej Taxi’ kapet në flagrancë me marihuanë, dyshohet për shitblerje të drogës