“Kam frikë se kjo do të jetë zgjidhja për krizën në Kosovë”, paralajmëron eskperti gjerman

Analisti gjerman dhe anëtari i “Democratization Policy Council”, Kurt Bassuener , në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në gjuhën serbe ka folur për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe për raportet me Serbinë.

Bassuener i pyetur rreth asaj se si e sheh zgjidhjen e krizës me targat dhe daljen e serbëve nga institucionet e Kosovës, ka thënë se ka frikë se qëllimi i zgjidhjes është që qeveria e Kosovës të tërhiqet dhe të mos e zbatojë vendimin për targat.

Ai thotë se nëse është kështu atëherë i bie se Serbia po shpërblehet për përshkallëzimin e shkaktuar, derisa shton se do të ishte edhe një shenjë e diskriminimit nga politika ndërkombëtare meqë “i jepet e drejtë palës më të fortë dhe i bëhet presion palës më të dobët për të arritur ndonjë marrëveshje për të qetësuar situatën”, raporton Express.

“Kam frikë se ky është qëllimi i Berlinit, Parisit, Uashingtonit dhe Brukselit..”, ka thënë Bassuener

I pyetur për artikullin e “Euractiv” në të cilin janë publikuar disa pika që thuhet të jenë të planit “franko-gjerman”, Bassuener ka thënë se nuk e sheh si një plan ku njihet pavarësia e Kosovës nga Serbia. Analisti gjerman ka thënë se përmbajtja e artikullit tregon tentimin për paralajmërim të Serbisë që të mos e kalojë kufirin në veri të Kosovës.

“Nuk e shi si njohje të nënkuptuar të Kosovës”, ka thënë Bassuener.

Ai tutje thotë se ajo çfarë i duket interesante me planin frnako-gjerman është së përmbajtja bie në kundërshtim me deklarimet e kancelarit Scholz që bëri gjatë vizitës në rajon e ku ishte i drejtpërdrejtë në domosdoshmërinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nëse Serbia dëshiron integrim në BE.

Eksperti gjerman thotë se një plan i tillë i duket si një rivendosje e synimeve fillestare të dialogut, synim të cilin e kishte mbajtur edhe Angela Merkel sa kishte qenë kancelarë kur ia kishte thënë të njëjtën gjë Boris Tadiqit 11 vjet më parë.

Lexo edhe:  Vdes shkrimtari i njohur kosovar, që shkroi vargjet për UÇK-në "sërish vjen marsi"

“Fakti që ai po tërhiqet prej një synimi të tillë duket si një përpjekje për të qetësuar situatën dhe jo për ta zgjidhur atë”, ka thënë Bassuener