“Kam dashtë me t’marrë për gru”, Don Xhoni e merr në klip ish të dashurën ruse
Reperi nga Drenica Don Xhon, jo rrallë herë është në qendër të mediave të showbizit. Madje jo vetëm për sukseset e tij në muzikë, por edhe për jetën e tij private.
Lidhja e tij me modelen ruse Ariana Lirey, pati marrë shumë vëmendje, e nuk kaloj shumë kohë dyshja e patën konfirmuar se ndanë.
Para disa dite ishte vetë modelja ruse e cila kishte ndarë në Instagram-in e saj një foto në makinë duke u puthur me reperin, te cilën e ka fshirë shpejt.
E sonte reperi ka publikuar një pjesë të shkurtë të këngës së re që do të sjell, por befasia ishte te klipi, ku ka marrë pjesë edhe ish e dashura e tij Ariana Lirey.
“Kom dasht me t’marr për gru”, është pjesa ku modelja shfaqet e veshur me fustan nuserie.