Kaltrin Murati garon për të dytën herë për policin e vitit në Vjenë

Votimi online do të zgjas deri më 24 shkurt në orën 11:00. Fituesi do të shpallet në një gala të bukur në Bashkëinë e Vjenës, më 13 mars 2023.

Kaltrin Murati shërben në policinë e Vjenës që nga viti 2015. Gjatë karrierës si polic, ai ka fituar disa mirënjohje për punën dhe sakrificën e tij për të shpëtuar të tjerët.  Në vitin 2020 ishte edhe një herë në garë për të fituar çmimin “Polici i vitit në Vjenë”.

Platforma albinfo.at ka shkruar disa herë për Kaltrinin, ndërsa në numrin e fundit të revistës, kishte edhe një intervistë më të gjerë, kur ai ka folur për karrierën dhe sukseset e tij.

Ndërkohë, këto ditë gazeta austriake krone.at e cila çdo vit me vota të lexuesve, bën zgjedhjen e “Policit më të mirë të Vjenës” ka publikuar emrat e shtatë policëve që garojnë këtë vit për këtë çmim.  Në mesin e tyre, ka renditur edhe Kaltrin Muratin, policin shqiptar me prejardhje nga Tetova.

Votimi online do të zgjasë deri më 24 shkurt në orën 11:00. Fituesi do të shpallet në një gala të bukur në Bashkinë e Vjenës,  më 13 mars 2023. Gjatë kësaj mbrëmje do të bëhet e ditur edhe emri i fituesit

Për të votuar, duhet të klikoni në këtë link: https://www.krone.at/2929584?fbclid=IëAR3Ëi5QyUE-EM37XMjcQ94BiTkypitRLbJ4a7yKmcsZmuAHchnoP8VagCOë  dhe në fund të faqes gjenden emrat e kandidateve.  Mjafton të klikoni tek emri Revierinspektor Kaltrin Murati në krahun e djathtë dhe vota juaj numërohet automatikisht. E drejta e votës është më shumë se njëherë, por duhet të prisni të paktën 3 minuta.

Lexo edhe:  Satelitët SpaceX kalojnë mbi Kosovë