Kajtazi: Do të vërtetohet se shumicën e vrasjeve të zyrtarëve të LDK-së i kreu shërbimi serb

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se me kohë do të vërtetohet që shumicën e vrasjeve dhe krimeve të pasluftës dhe ato të zyrtarëve të LDK-së i ka kryer shërbimi serb.

Ai në Rubikon të Klan Kosovës ka thënë se kjo do të vërtetohet siç u vërtetua edhe rasti “Panda” në Pejë kur nga shërbimi serb u vranë disa serbë në një lokal.

“Do të vërtetohet me kohë që shumicën e vrasjeve dhe krimeve janë kryer nga shërbimi serb. Kryesisht të njerëzve të LDK-së. Nuk ka rëndësi kush e ka kryer, është e rëndësishme kush e ka iniciuar dhe kush e ka pasur pjesë të punës dhe programit. Qysh është vërtetu rasti panda në Pejë”, ka thënë Kajtazi.

Sipas tij, kjo e ka futur Kosovën në një konflikt tepër të thellë mes LDK-së dhe krahut të luftës që deri vonë ka qenë vëllavrasëse, ashtu siç ka planifikuar shërbimi serb.

Lexo edhe:  Më në fund borë në Kosovë, reshjet fillojnë nga kjo ditë