Kafiteritë që shërbejnë alkool gjatë vitit i largojnë këto pije, shtrojnë iftare për 1 muaj

Mitrovica është njëri nga qytetet ku praktikohen ritet fetare dhe mbahet Ramazani nga qytetarët.

Por në qytetin e minatorëve, ndodhë edhe një fenomen interesant gjatë një muaji, shkruan Jepi zë.

Kafiteritë dhe restauranet largojnë alkoolin që e shërbejnë gjatë vitit, dhe ofrojnë oferta për iftare.

Ky veprim i tyre mirëpritet nga qytetarët që mbajnë ramazan, pasi e konsiderojnë si respekt për muajin e shenjtë, shkruan Jepi zë.

Nëse një qytet kërkon alkool, atë nuk mund ta gjejnë përveç në rastet kur shërbehet fshehtas dhe jo në shishe të qelqit, por “kamufllohet”.

Këto kafiteri që gjatë vitit ofrojnë kokteje me alkool, gjatë muajit të Ramazanit ofrojnë meny të ndryshme për iftare./ Jepi zë

Lexo edhe:  Disa të maskuar shtënë me armë në veri, bërtasin “U kthyem, Kosova është Serbi!”