Ka vdekur ikona e hendbollit nga Mitrovica, Aziz Makiqi

Është shuar ikona e hendbollit të Kosovës, Aziz Makiqi.

Lajmin e ka konfirmuar për “Jepi zë” një familjar i tashmë të ndjerit.

Aziz Makiqi prej vitesh jetonte në Kroaci, ku edhe ka ndërruar jetë.

Makiqi ishte hendbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, kështu vlerësohej nga shumica e opinionit të hendbollit të Kosovës.

Ai ishte lojtar i Gjeneratës së artë të viteve të 70-ta dhe të 80-ta, të KH Trepçës nga Mitrovica, Borcit nga Ferizaj (tash KH Kastrioti), Proleter Naftagasit nga Zrenjani i Vojvodinës, Umag nga Kroacia, një kohë ka luajtur edhe në Bundesliga I dhe ish reprezentues i ish Jugosllavisë.

Lexo edhe:  Dita e diel bëhet ditë pune në Mitrovicë