“Jom” – një fjalë, mijëra reagime: Çfarë po ndodh mes Gjestit dhe Kaderit?
Një ndërveprim i shkurtër në Instagram mes Gjestit dhe Kader Kicajt ka mjaftuar për të ndezur rrjetin dhe për të hapur diskutime mbi një afrim të mundshëm mes tyre.
Gjesti komentoi në një nga postimet e fundit të Kaderit me një emoji çokollate, duke ngjallur menjëherë kureshtjen e ndjekësve. Por ajo që mori më shumë vëmendje ishte reagimi i shpejtë i Kaderit, e cila shkroi shkurt:
“Jom”
– duke lënë të kuptohet se po e pranon “ngacmimin” në mënyrë lozonjare.