Joe Biden miraton kandidaturën e Kamala Harris për Presidente të SHBA-së

Joe Biden pas tërheqjes nga gara për president ka bërë të ditur se ka miratuar kandidaturën e Kamala Harris për Presidente të SHBA-ve.

“Sot dua të ofroj mbështetjen dhe përkrahjen time të plotë që Kamala të jetë e nominuara e partisë sonë këtë vit. Demokratët – është koha të mblidhemi dhe të mundim Trumpin. Le ta bejmë këtë.”, ka thënë Biden.

Postimi i tij:

Kolegët e mi demokratë, kam vendosur të mos e pranoj nominimin dhe të fokusojtë gjitha energjitë e mia në detyrat e mia si President, për pjesën e mbetur të mandatit tim.

Vendimi im i parë si kandidat i partisë në vitin 2020 ishte të zgjedh Kamala Harris si Zëvendës Presidente. Dhe ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë. Sot dua të ofroj mbështetjen dhe përkrahjen time të plotë që Kamala të jetë e nominuara e partisë sonë këtë vit. Demokratët – është koha të mblidhemi dhe të mundim Trumpin. Le ta bejmë këtë.

Trump, në një deklaratë të shkurtë për CNN e ka vlerësuar presidentin amerikan, Joe Biden, si “presidenti më i keq në historinë e vendit”, shkruan Reporteri.net.

Trump tha se mendon se zëvendëspresidentja Kamala Harris do të jetë më e lehtë për t’u mposhtur nga ai, sesa Biden

Lexo edhe:  Këshilltarja e Kurtit i përgjigjet Arifit, tregon se si qëndron e vërteta e fotografisë me Vulinin