Jeta e minatorëve në rrezik, sindikalisti thotë se nëse vazhdojnë reduktimet e rrymës, mbesin pa ajër!

Kreu i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani, ka folur për “Gazeta Blic” në lidhje me ngujimin minatorëve në minierëne Trepçës.

Ai tha se rryma është ndal që nga ora 11:00 dhe 125 minatorë kanë mbetur brenda.

“Eshte një defkt në rrymë, prej orës 11:00 është ndal rryma edhe ndërrimi i parë s’ka mujt me dal prej miniere. Ata duhet me dal në ora 14:00 dhe janë diku 125 minatorë dhe janë mbet në minierë, deri të rregullohet defekti nuk munden me dalë”

I pyetur nga “Gazeta Blic” se nëse kanë komunikuar me minatorët dhe si është gjendja e tyre, ai u përgjigj kështu.

“Po, kemi komuniku me ta, telefonat i kemi induktiv me bateri dhe mundemi me komuniku me to. Me zgjat shumë qëndrimi brenda ndoshta 5 ose 6 orë vjen ajri duke u pakësu, sepse ajri atje hyn në bazë te ventilatorit me rrymë, po ishalla nuk zgjat shumë”

Ai tha se pu punohet nga KEDS për t’u rregulluar defekti.

“Janë tu punu me u rregullu defekti, kanë ardhë edhe nga KEDSI, kanë thëne se shumë shpejt do të rregullohet por se sa zgjat nuk e di. Nëse rryma vjen ata brenda 10 minutash mundem me dal jashtë” deklaroi ai për “Gazeta Blic”

Lexo edhe:  E dërgon për riparim, pronari i veturës rrihet nga dy llapjan - punëtorë të servisit