Jep dorëheqje drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, Lulzim Kamberi

Ka dhënë dorëheqje drejtori i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK, dr. Lulzim Kamberi.

Ndaj tij ishte ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për shkak të cenimit të të drejtave në marrëdhënie të punës nga neni 218, lidhur me nenin 31 të Kodit penal 06/L-074 te Republikës së Kosovës.

Lajmi për Indeksonline është konfirmuar edhe nga QKUK-ja.

Sipas tyre, së shpejti do të zëvendësohet Kamberi me një ushtrues detyre.

Ndryshe, Qendra Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), ishte njoftuar  lidhur me inicimin e procedurës penale për drejtorin e Klinikës së Kardiologjisë dhe një shefit njësisë të po kësaj klinike.

Lexo edhe:  Disa persona rrahin keq një fëmijë 12-vjeçar në Prizren, viktima merr ndihmë mjekësore në spital