“Je e zezë, po e ngacmoje për gay-t”, degradon debati mes Romeos dhe Rozës në BBV3

Një diskutim mes moderatores Roza Lati dhe aktorit Romeo Veshaj ka degraduar në debat me tone të ashpra dhe ofendime.

Debati në Big Brother nisi kur Roza pyeti Alfion pse është ndarë nga partnerja, të njëjtën pyetje i ka bërë edhe Romeos, madje ka ngacmuar edhe banorë të tjerë duke i pyetur për orientimin seksual.

Roza: Kjo është një lojë, pse e merr personale?

Romeo: Si pse e marr personale, kush është lojë, me mua s’ke lojë e ke direkt personale direkt, jo ti, por të gjithë këtu.

Roza: E mirë ke ardhur në vendin e duhur, bravo

Alfio: Më pyeti pse je ndarë me partneren dhe të gjithë e dinë që unë nuk dua të flas për këtë gjë

Roza: Siç ngacmova Alfion ngacmova dhe ty Romeo

Romeo: Atë nuk po e ngacmoje për gruan po e ngacmoje për gay-t moj…

Roza: Ai është informacioni që është për të. Për Alfion, pse jeni ndarë a ke bërë tentativë që ta ndreqësh

Romeo: Vazhdo ti unë e mbarova timen zemra ti vazhdo bluaj me veten, po deshe merre si këshillë po deshe reflekto ca të duash bëj

 

Roza: Romi je duke marrë çdo gjë personale në këtë shpi, futi një mendje të lehtë

Romeo: Nuk do më tregosh ti ca mendje ti fus unë

Roza: Merri personale sa të duash

Romeo: Çdo gjë personale vetëm personale, lojë nuk kam unë

Roza: Sa i ke rrënjët e ngulura këtu ti po aq i kemi dhe ne

Romeo: Për çfarë e thua ti tani këtë, jam i brendshëm unë hajde këtu për çfarë e the këtu do të dalësh

Roza: Jo e kam në këtë kuptim se sa i fortë je…

Romeo: Kaq e keqe je zemra..

Roza: O lal po ti je djalë Vlore dhe unë gocë Vlore

Lexo edhe:  13 të arrestuar gjatë aksionit të Prokurorisë në Podujevë dhe Prizren, 12 prej tyre zyrtarë të ATK-së

Romeo: Je kaq e keqe, je kaq e zezë, je e zezë, je super e zezë, je veshur me rozë për të mbuluar të zezën. ik o njeri i zi!