“Jam viktimë”, Noizy reagon pasi Policia e Kosovës e shpalli në kërkim për rrahjen në Pejë

Reperi, Rigels Rajku i njohur me nofkën Noizy ka reaguar sërish lidhur me incidentin në diskotekën e Pejës, ku u raportua se ai bashkë me shokë rrahën brutalisht Tiktokerin, Medi Iseni dhe një të afërm të tij.

Reagimi i tij vjen pasi Policia e Kosovës po kërkon për arrestimin e tij.

Ai ka deklaruar se kallëzimi penal ndaj tij është i rrejshëm, dhe që s’ka gisht në këtë rast.

Noizy është shprehur se nuk është arratisur, por që po ndjek rrugët ligjore me profesionistë të fushës për të shmangur kurthin e padrejtësisë ndaj tij.

Reperi ka konfirmuar se ka angazhuar avokat për rastin dhe se do të sqarohet e tërë situata

“Bashkë më studion e avokatisë të kontraktuar nga unë, do kontribuojmë maksimalisht për të shuar çdo dyshim që rëndon ndaj meje dhe sqaruar këtë ngjarje ku unë jam viktimë e kallëzimit të rremë dhe nuk kam asnjë lidhje”, shkroi ai në Facebook.

Lexo edhe:  “Skenë krimi, mos kalo!”, – Aktivistët bllokojnë me ngjitës zyrën e profesorit Xhevat Krasniqi