“Jam rritur në një familje gjermane pa dëshirën time, ka qenë tmerr” – Zbulohet deklarata e Elijones që sqaron fëmijërinë e dhimbshme

Para se të hynte në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, Elijona Binakaj, ka ndarë me publikun një pjesë shumë të rëndësishme të jetës së saj.

Në një intervistë për RTV Dukagjinin, ajo ka treguar se si u rrit për gjashtë vite në një familje gjermane, pas ndarjes së prindërve.

“Prej moshës 7 vjeçare deri në moshën 13 vjeçare unë jam rritur në një familje gjermane, në moshën 7 vjeçare mua më janë ndarë prindërit, në shkollë fillore e kisha një shenjë aty shteti gjerman ka reaguar, fëmijërinë unë e mbaj mend deri në moshën 7 vjeçare shumë të bukur, atëherë është kthyer gjithçka, jam ballafaquar me gjëra të ndryshme”, tha Binakaj.

Ajo shtoi se pas ndarjes së prindërve ka jetuar me nënën, motrat dhe vëllanë e vogël, afër dajës së saj.

“Në shkollë një mësuese pasi u ndanë prindërit më shikonte më shumë dhe më ka larguar prej familjes. Kam jetuar në një familje gjermane, pa dëshirën time. Kanë raportuar për dhunë në familje”.

Elijona e përshkroi këtë periudhë si një nga momentet më të vështira të jetës së saj.

“Ka qenë një moment i tmerrshëm, më ka ardhur shumë papritur. Nuk kam ditur as të mbroj veten, për nënën ka qenë e tmerrshme sepse ka pritur t’i kthehej vajza në shtëpi, kemi luftuar shumë për me ardh deri në këtë pikë që të rikthehem te familja”.

Ajo tregoi gjithashtu kufizimet që i ishin vendosur gjatë asaj kohe: “Dy vitet e para s’kam pasur telefon, por edhe më kanë ndaluar kontaktin. Ka qenë tmerr. Gjithë atë dhimbje, nuk i gjej as fjalët”.

Rrëfimi i saj jep një pamje të qartë të sfidave që ka kaluar Elijona në fëmijëri dhe tregon forcën e saj për të kapërcyer situatat e vështira.

Lexo edhe:  Pas takimit në Ambasadë, ky është Asociacioni që e kundërshton Donika Gërvalla

Kjo intervistë ofron një kontekst të ri për publikun për jetën e Binakajt para se ajo të bëhej pjesë e spektaklit Big Brother VIP Kosova, derisa tani po bëhen aludime të ndryshme.