Jakup Krasniqi mbërrin te varri i vëllait të tij në Negroc

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka mbërritur në fshatin Negroc te varri i vëllait të tij, Azem Krasniqi.

Ai është i shoqëruar me rreth 10 vetura të EULEX-it.

Krasniqi u lirua për dy ditë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për të qenë afër familjes së tij pas vdekjes së vëllait të shtunën.

Atij nuk i ishte lejuar pjesëmarrja në varrim.

Lexo edhe:  Gërvalla për Urën e Ibrit: Nuk po e hapim tani, po bëhemi gati ta bëjmë kur është e përshtatshme