Izraeli shkatërron aeroplanin jemenas që planifikohej t’i dërgonte pelegrinët në haxh

Izraeli thotë se ka nisur sulme ajrore në aeroportin kryesor të Jemenit në kryeqytetin Sanaa, një ditë pasi Huthët e Jemenit qëlluan dy predha drejt Izraelit.

 

Portali i lajmeve Al Masirah TV, raportoi të mërkurën se katër sulme goditën pistën.

Khaled al-Shaief, drejtor i përgjithshëm i Aeroportit Ndërkombëtar të Sanaas, shkroi në X se sulmi kishte shkatërruar plotësisht aeroplanët e fundit civilë që Yemenia Airways po operonte nga aeroporti.

Sipas të dhënave të aviacionit të verifikuara nga Al Jazeera, avioni i Yemenias, kompania më e madhe ajrore në vend,  ishte planifikuar të transportonte në Arabinë Saudite ata që do kryenin pelegrinazhin mysliman të Haxhit.

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se forcat ajrore izraelite goditën “objektivat terroriste” të rebelëve Huthi në aeroport dhe “shkatërruan avionin e fundit të mbetur”.

“Ky është një mesazh i qartë dhe një vazhdim i politikës sonë: Kushdo që qëllon drejt Shtetit të Izraelit do të paguajë një çmim të lartë”, tha Katz.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një deklaratë se çdo dëm i drejtuar Izraelit do të përballet me forcë më të madhe.

Udhëheqësi i Huthëve, Abdul-Malik al-Houthi, tha se sulmi kishte për qëllim presionin mbi grupin për qëndrimin e tyre të palëkundur të solidaritetit në mbështetjen e palestinezëve që vuajnë nën zjarrin izraelit në Gaza.

“Pavarësisht madhësisë së agresionit izraelit dhe pavarësisht se sa shpesh përsëritet, kjo nuk do të ndikojë në qëndrimin e popullit tonë në mbështetjen e popullit palestinez.”

Aeroporti i Sanaas, më i madhi në Jemen, u rikthye në shërbim javën e kaluar pas riparimeve të përkohshme dhe restaurimit të pistës pas sulmeve të mëparshme izraelite.

Lexo edhe:  Aksident mes tre veturave në Prishtinë, dy persona marrin lëndime truporeG