Izraeli ka pranuar se kanë vrarë gabimisht mjekët në Gaza

Ushtria izraelite ka pranuar se ka bërë një gabim lidhur me vrasjen e 15 punonjësve të urgjencës në Gazën jugore më 23 mars.

Karvani i ambulancave të Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze (PRCS), një makinë e OKB-së dhe një kamion zjarrfikës nga Mbrojtja Civile e Gazës u përfshinë nga zjarri pranë Rafahut.

Në fillim, Izraeli kishte pretenduar se trupat hapën zjarr sepse autokolona u afrua “në mënyrë të dyshimtë” dhe se ishin ndezur dritat e automjeteve në errësirë. Për më tepër, forcat izraelite thanë se të paktën gjashtë nga mjekët ishin të lidhur me Hamasin. Kjo akuzë u mohua nga një mjek i mbijetuar, i cili tha se ambulancat i kishin ndezur dritat dhe nuk kishte asnjë lidhje me grupe militante.

Ky incident ndodhi pasi Izraeli rinisi bombardimet ajrore dhe ofensivën tokësore në Gaza më 18 mars, pasi faza e parë e armëpushimit përfundoi dhe negociatat për një fazë të dytë dështuan. Nga ajo kohë, më shumë se 1,200 persona janë vrarë në Gaza, sipas ministrisë së shëndetësisë të territorit të kontrolluar nga Hamas.

Lexo edhe:  Tmerrohet familja në Prizren: Vajza 19-vjeçare inskenon zhdukjen e saj, i dërgon babait mesazhe kërcënuese