Iu ndërrua vendi i punës – mësimdhënësja e refuzon vendimin, arrestohet për “pengim të procesit mësimor”

Një rast më pak i zakontë ka ndodh dje në Prishtinë. Një mësimdhënëse është arrestuar pasi ka penguar procesin mësimor në shkollën nga e cila u largua nga puna.

Siç mëson Gazeta Sinjali, rasti ka ndodh në shkollën “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, pasi mësimdhënësja nuk është pajtuar me një vendim të komisionit disiplinor.

Sipas këtij të fundit, asaj i është bërë ndërrimi i vendit të punës, për shkaqe ende krejtësisht të panjohura.

Mësimdhënësja e ka refuzuar këtë vendim, dhe më 2 shtator ka shkuar në shkollën ku ka punuar paraprakisht. Atë ditë fillimisht është denoncuar për pengim të procesit mësimor nga drejtoria e shkollës “Pjetër Bogdani”.

Pavarësisht denoncimit, ajo edhe dje sërish ka shkuar në shkollë, dhe edhe këtë herë është denoncuar nga drejtori i shkollës, dhe më pas është arrestuar nga Policia.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, e cila ka njoftuar se e dyshuara me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Varroset sot i riu që mbeti i vrarë mbrëmë në Vushtrri