Iu dogj gruri, fermeri i indinjuar: Kryeministri me ministrin hajshin bostan, nuk i interesojë me na vizitu
Ditët me temperatura të larta shkrumbuan hektarë të tërë tokë fermerit Sadush Kabashi në Istog.
Kabashi, në Klan Kosova tregoi se i janë djegur rreth 100 hektarë tokë derisa 60 hektarë prej tyre ka qenë me grurë
“Era ishte shumë e fortë, as zjarrfikësit nuk mundën ta shuanin zjarrin, edhe pse në ndihmë na erdhën shumë njerëz të tjerë, edhe vetë ne bujqit. Por ishte shumë erë e fortë, por shyqyr që nuk pati pasojë në njerëz apo në kafshë”, tha Kabashi ndër të tjera.
Sipas fermerit, ende nuk dihet si erdhi deri te zjarri.
Sakaq, Kabashi thotë se dëmi është i madh, rreth 100 mijë euro.
Ai flet nëse dikush nga qeveria apo Ministria e Bujqësisë ka shkuar t’i vizitojë fermerët e dëmtuar.
“Për besë kurrkush s’ka ardhë, prej qeverie hiç se hiç, një ditë më përpara u dogj Kovraga, kryeministri në Suharekë t’u honger bostan për 40 minuta ka mundur me ardhë këtu, por as nuk iu ka interesuar ajo punë”, u shpreh i indinjuar Kabashi.