Ismet Munishi: Jam trajneri më i dëmtuar nga gjyqtarët në histori të futbollit botëror
Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini pas diskutimeve për suksesin e Ballkanit në Evropë, në pjesën e dytë panelistët folën edhe për xhiron e tretë të Superligës së Kosovës.
Munishi dha një deklaratë të fuqishme duke thënë se është trajneri më i dëmtuar prej gjyqtarëve në historinë e futbollit botëror.
”Jam trajneri më i dëmtuar prej gjyqtarëve në histori të futbollit botëror. Nuk ka lënë sen pa më ndodhur, a mu ka prishur VAR-i, a ma kanë referu penallti në katin e katërt, a ma kanë shtyrë lojën pas gjashtë muajve ta luajë,” tha ai.