Ismaili i drejtohet Bashës: “UÇK nuk është temë për ty”

Ish-deputeti Fisnik Ismaili ka reaguar ashpër ndaj deputetit aktual Dimal Basha, duke i kërkuar të mos komentojë çështje që lidhen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“UÇK nuk është temë për ty, kur as s’ke qenë pjesë e luftës, as e rezistencës ndaj Gjykatës Speciale në Kuvend. Lej temat e rënda për njerëz që iu takon me folë për to,” ka shkruar Ismaili në reagimin e tij.

Deklarata e tij vjen pas një postimi të Bashës, të cilin Ismaili e ka komentuar drejtpërdrejt, duke nënvizuar se temat e tilla u përkasin vetëm atyre që kanë qenë pjesë e drejtpërdrejtë e luftës ose e përpjekjeve institucionale në mbrojtje të saj.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes njëri nga ish-ushtarët më të vjetër të UÇK-së