Ishte zhdukur që një javë, gjendet shëndosh e mirë Gëzim Trakaniqi nga Peja

Gëzim Trakaniqi nga Peja, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga data 22 maj është gjetur të enjten në gjendje të mirë shëndetësore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, fillimisht viktimën e kanë dërguar për trajtim mjekësor, teksa gjendja e tij e përgjithshme ëshë e mirë.

Gashi potencoi se ai është intervistuar gjithashtu nga policia.

Përndryshe Policia e Kosovës kishte lëshuar një komunikatë me datën 24 maj duke kërkuar ndihmë nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që kishte informacion për vendndodhjen e tij të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Lexo edhe:  “Mora fjalë”, pritet të jehojë sot në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë