Ishte zhdukur para 17 ditësh duke lënë vajzën 1 vjeçare në shtëpi, Policia e gjen 25 vjeçaren nga Prizreni
Me datë 26 Nëntor 2022, rreth orës 12:00, si rezultat i përpjekjeve te pandërprera te hetueseve policor, pas ndërmarrjes se veprimeve te duhura hetimore dhe pas publikimit te fotografisë ne rrjetet sociale, është arrit që të kontaktohet viktima e rastit Dorentina ( Vllaznim ) Gashi – Spahiu, dtl.08.04.1997 e cila ka qenë e raportuar nga familjaret e saj si “Person i Zhdukur “ që nga data 09.11.2022.
Dorentina Gashi – Spahiu, është hasur e shoqëruar nga një person i gjinisë mashkullore me të cilin bashkëjeton që nga data e largimit të saj nga shtëpia e bashkëshortit.
E njëjta është intervistuar nga ana e hetueseve policor prej ku mësohet se ajo te gjitha veprimet i ka bere me vetë dëshirë, nuk është Kanosur as Detyruar nga askush.
Lidhur me rastin njoftohet edhe punëtori i Qendrës për Pune Sociale i cili kontakton me Dorentina Gashi – Spahiu lidhur me faktin se ajo me date 09.11.2022 në momentin e largimit të saj nga shtëpia e bashkëshortit, e la të braktisur fëmijën (vajzën) e saj njëvjeçare.
Te gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me rastin janë bërë në koordinim me Prokurorin e Shtetit.