Ish-ushtaraku i plagosur amerikan që kishte shërbyer në Kosovë, merr dhuratë automjet elektrik
Një veteran ushtarak i plagosur nga Karolina e Veriut ka marrë një makinë elektrike falas, falë një bashkëpunimi mes fondacionit Military Warrior Support, Wells Fargo, dhe Sunshine Chevrolet në Arden.
Kevin Ager, ish-rreshteri i ushtrisë amerikane, që kishte shërbyer në Kosovë dhe Irak, u pajis me një Chevy Equinox.
Pas shërbimit, Ager ka vazhduar të ndihmojë komunitetin e tij në Fairview, duke asistuar banorët me riparime në shtëpitë e tyre.
”Jam në një pikë të jetës ku nuk mund të blija një makinë të re, dhe ishte fantastike të marr këtë mbështetje për të vazhduar të ndihmoj të tjerët”, tha Ager.
”Jam shumë mirënjohës edhe për fondacionin. Është vërtet një gjë e jashtëzakonshme”.
Ager shtoi se kjo dhuratë do ta ndihmojë shumë për të takuar më shpesh miqtë dhe familjarët e tij.