Ish polici i dehur kërcënon nipat: “Kam me ju vra te gjithe familjen”, i gjendet shumë municion dhe uniforma të policisë dhe MUP-it
Një kërcënim nga një person i dehur ka ndodhur në Leposaviq, ku mbrëmë rreth orës 21:30, ku një person i dehur ka kërcënuar familjarët me revole në dorë.
Burime të Veriu nga prokuroria bëjnë të ditur se është arrestuar i dyshuari Milloje Petroviç, i cili është ish pjesëtar i policisë së Kosovës, pasi të ankuesit Milica Petroviç dhe marko Petroviç kanë denoncuar të dyshuarin se me revole në dorë i ka kanosur me fjalë “kam me ju vra te gjithe familjen “, duke e lëvizur revolen poshtë dhe lartë.
Veriu.info mëson se ankuesit kanë deklaruar se Milloje Petroviç zakonisht kur është i dehur i kanos dhe i ofendon me fjalë.
Pas pranimit të ankesës policia ka arrestuar të dyshuarin Milloje Petroviç, ndërsa me udhëzim të prokurorit është kryer kontrolli i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse.
Veriu.info mëson se gjatë kontrollimeve janë gjetur dhe sekuestruar 18 fishekë të revoles me gaz, 2 fishekë të revoles 9×19, 6 fishekë të vegjël (të pa identifikuar ), 4 fishekë AK 47, një palë dylbi, 6 fishekë të pushkës së gjuetisë, 1 fishek i zbrazët i pushkës së gjuetisë, nje sasi e uniformave të Policisë së Kosovës, e po ashtu ështē gjetur edhe uniformë e MUP Serbija.
Burime nga prokuroria bëjnë të ditur se të dyshuarit i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar 1.21 promila.
Në kosultim me prokurorin kujdestar rasti eshte hapur si kanosje, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.