Ish-ministri Hasani: Falë atyre djemve çlirimtarë që janë në Hagë Kurti gëzon postin e kryeministrit

Ish-ministri i Tregtisë, Bajram Hasani, ka qenë i ftuar në emisionin ‘Zona Zero’ në Top News me Milaim Zekën.

Ai në këtë intervistë ka folur për zhvillimet politike dhe ekonomike në vend, por edhe për çlirimtarët që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Ai ka thënë se gëzon respektin më të madh për krerët e UÇK-së, pasi sipas tij, ata janë liria e Kosovës.

“Sot ka ardhur koha që këta pushtetarë ua ndalin edhe financat. Mendoj se procesi i Hagës është proces i shtetit të Kosovës. Atje po gjykohen krerët e UÇK-së, e ne themi nuk po gjykohet UÇK-ja. Atje janë komplet krerët e UÇK-së dhe është vërtet për të ardhur keq. Nuk mbështeten njerëzit që ta kanë sjell lirinë. Sot e gëzon edhe pozitën e kryeministrit falë atyre djemve që sot gjenden në Hagë”, ka thënë ish ministri Hasani.

Lexo edhe:  Ferizaj: Një 22-vjeçare kapet në flagrancë nga Policia me thikë e plot fishekë