Ish-kryeshefi i KRM “Uniteti” deklarohet i pafajshëm se punësoi 70 punëtorë pa konkurs publik

Ferizaj- Në seancën e së enjtes në Gjykatën Themelore në Ferizaj, i akuzuari Skender Tahiraj, u deklarua i pafajshëm për akuzën se në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv në ndërmarrjen publike komunale- Kompania Rajonale të Mbeturinave (KRM) “Uniteti” në Mitrovicë, ka punësuar 70 punëtorë pa konkurs publik.

“Në këtë çështje penale, nuk e ndjej vetën fajtor”, tha i akuzuari Tahiraj.

Deklarimin rreth fajësisë, i akuzuari e bëri pasi që palët në procedurë hoqën dorë nga leximi i aktakuzës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas deklarimit të të akuzuarit Tahiraj rreth fajësisë, gjykatësi Ilir Bytyqi e ka njoftuar për të drejtën e tij që të paraqesë kërkesën për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimin e provave, në afat ligjor prej 30 ditëve.

Sipas aktakuzës së 7 majit 2021 të ngritur nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë,I akuzuari Skender Tahiraj thuhet se prej vitit 2012 deri në shtator të vitit 2018, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar, i kishte tejkaluar kompetencat e tij ose nuk i kishte përmbushur detyrat zyrtare të tij, me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për vete apo për personin tjetër.

Aktakuza thotë që në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv në Kompaninë Rajonale të Mbeturinave KRM- “UNITETI” SH.A në Mitrovicë, i kishte favorizuar individë të caktuar, duke i sistematizuar në vende pune dhe pajisur me kontrata pune me kohë të caktuar (kontrata në vepër) për t’i shndërruar në kontrata të përhershme, pa shpallur konkurs publik kishte punësuar 70 punëtorë në tri regjionet Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj, në kundërshtim me Ligjin e Punës Nr.03/L- 212 neni 8, paragrafi 1 të Republikës së Kosovës.

Aktakuza thotë se punëtorët: Afrim Kajtazi, Ajet Osaj, Arbër Mripa, Bekim Veseli, Destan Musliu, Enis Sylejmani, Fatmir Rreci, Hisni Bilalli, Mehmet Tahiraj, Myrvete Grejçevci, ishin punëtorë të pranuar në vitin 2012, Arton Rexha, Aziz Rushiti, Fidaim Dibranaj, Fidaim Rexha, Ilir Beqiri, Milaim Syla, Nehat Imeri, Nuradin Brahimi, Orhan Peci, Ruhan Istrefi, Sadik Gllogovci, ishin punëtorë të pranuar në vitin 2013, Ali Fazliu, Arsim Berisha, Bekim Zeka, Besim Morina, Blerta Tmava, Burim Ibishi, Endrit Berani, Habib Hajra, Haki Dibrani, ishin punëtorë të pranuar në vitin 2014.

Lexo edhe:  Zbulohet se kush është i dashuri i Dafina Zeqirit – ai është pronar i disa bizneseve

Tutje thuhet se punëtorët Kushtrim Berani, Kastriot Hamza, Kefsere Rudi, Shaban Istrefi, Behar Ferizi, Naser Strana, Reshat Jashari, dhe Musa Gashi punëtor të pranuar në vitin 2015, Bahri Bajraktari, Cenë Muharremi, Halit Jashari, Mimoza Ahmeti, Mujë Muja, Raba Peci dhe Safet Ahmeti, ishin punëtorë të pranuar në vitin 2016, kurse Ali Beqiri, Arbon Aliu, Emrah Mustafa, Fevzi Hasani, Musa Beqiri, Ruzhdi Hasani, Safet Aliu, Florim Syla, Safet Istrefi, Suad Jahiq, Erduan Mustafa, Fatmir Hajredini, Sherif Latifi, Senad Arifi, Ibo Mustafa, Florentina Jusufi, Hamdi Musliu, Isuf Hamdiu, Fatmir Xhema, Feta Osmanaj dhe Bekim Hamit, punëtorë të pranuar në vitin 2017 dhe Ilir Halilaj, Filiz Krasniqi e Meriton Ademi, punëtorë të punësuar deri më 24 prill 2018.

Gjithnjë sipas aktakuzës, aty thuhet se për kategorinë e pagave të punëtorëve nga ajo që është planifikuar dhe zotuar në shumën prej 214 mijë e 467 euro e 47 centë për vitin 2012-2018 janë shpenzuar 721 mijë e 93 euro e 28 centë, ndërsa pagesa për këta punëtorë që janë bërë nga mjetet të cilat fare nuk kanë qenë të dedikuara për paga të punëtorëve, kishte arritur shumën prej 506 mijë e 625 euro e 81 centë, veprim me të cilin i pandehuri i kishte shkaktuar dëm kompanisë “Uniteti” në Mitrovicë.

Me këtë, Tahiraj po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1 i Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

S