Ish-komandanti i UÇK-së: Mehmet Loci na turpëroi një popull të tërë, edhe me të vërteta të pamohueshme

Ish-eprori i UÇK-së, veterani dhe invalidi i luftës, Musa Dervishaj ka thënë se paraqitja e mbrëmshme e Mehmet Locit, ish-punonjësit të Sigurimit të Shtetit të Jugosllavisë, e ka turpëruar një popull të tërë, “fatkeqësisht edhe me të vërteta të pamohueshme”.

Dervishaj, në një shkrim në rrjetin social Facebook, ka thënë se rastet për të cilat dëshmoi Loci të martën në emisionin ‘Debat Plus’ tregojnë se “ne jemi shpiuna, të pabesë”.

“Topi bre se luan, ne jemi shpiuna, të pa besë, frikacak, ne tradhëtin e kami në gjak, jo të imponuar”, tha Dervishaj.

“Mehmet Loci një UDB-ash i shkolluar, trajnuar e paguar mirë nga pushteti komunist jugosllav, jo vetëm Ermal Pandurin e pa përvoj por na ka turpëruar e poshtëruar një popull të tër, fatkeqësisht edhe me të vërteta të pa mohueshme!”, tha ai.

“Ky far Mehmeti ka marr pagë për punën e tij, po arsimtari gjeografisë që bën shkres zyrtare duke denoncuar një nxënës se gjoja e ka gjuejt foton e Titos me shkums ose tjetri që denoncon gruan e vet dhe hoxhën e fshatit çka janë, Mehmeti del ‘patriot’ në krahasim me akteret e ktyre dy rasteve”.

Lexo edhe:  2 punëtorë teknik suspendohen nga puna, nuk pranuan të ndezin kaldajën e shkollës me arsyetimin se nuk e kanë obligim me kontratë