Ish-komandant i Njësisë Speciale të UÇK-së Bekim Shyti rrëfen momentet e pathëna të luftës

Ish komandant i Njësisë Speciale të UÇK-së Bekim Shyti, në një intervistë për lajmi.net ka rrëfyer momente të pathëna nga lufta e fundit në Kosovë.

Shyti thotë se rasti i familjes Jashari ka ndikuar që shqiptarët të marrin armët e të luftojnë.

“Rasti i Jasharajve e ka sensibilizuar opinionin e gjerë ndërkombëtar dhe veçanërisht shqiptarët kudo në botë që posi rroket tash armët kjo do t’iu ndodh edhe në familjet e juaja. Brenda dy ditë të vriten 60 anëtarë të familjes kjo ka qenë diçka që e ka parë krejt bota”, thotë Shyti.

Më tutje Shyti thotë se nuk e beson që një ushtri diku në botë është gjykuar më shumë se sa që është gjykuar UÇK-ja.

“Mos kemi shkuar me luftu në Serbi?Ne kemi luftuar në vendin tonë, për vendin tonë, për familjen tonë. Sot në Hagë i kemi krerët e UÇK-së që janë padrejtësisht në atë gjykatë”, ka thënë më tutje Shyti.

Ai thotë se ka fotografi nga lufta por që këto fotografi i ka bërë kinse është gazetar nga Suedia për shkak të presionit të madh.

Lexo edhe:  Gruaja nga Mitrovica kërcënon burrin, vjehrrin dhe kunatin, tenton t’ia marrë armën policit që intervenoi