Ish e dashura ruse e Don Xhonit tregon arsyet e ndarjes

Bukuroshja ruse Ariana Lirey, ka qenë mjaft e përfolur në mediat në Kosovë.

Kjo pasi ajo për një kohë të shkurtër pati një lidhje me reperin shqiptar, Don Xhon, me të cilin u nda disa muaj më vonë.

Tani që dyshja janë në rrugë të ndara, disa fansa kureshtarë e kanë pyetur Arianën për lidhjen e saj me reperin drenicas.

Në InstaStory ku ajo iu dha mundësinë fansave të parashtronin nga një pyetje, një prej ndjekësve e pyeti nëse është ende në kontakt me Xhonatanin.

“Jo, ne nuk komunikojmë. Dhe sinqerisht, nuk ka kuptim. Ndihem mirë vetëm, gjithçka ndodh në jetë. Të gjithë njerëzit që takojmë në jetë janë thjesht një fenomen i përkohshëm”, shkroi ajo.

“Por ju ende e doni atë, a e dinë familja e tij për lidhjen tuaj?”, pyeti një tjetër ndjekës më tutje.

Dhe bukuroshja Lirey nuk nguroi t’i përgjigjet duke shkruar: “Kur njerëzit duan, ata nuk largohen. Doli që ne ishim shumë të ndryshëm. Ne kemi qarqe të ndryshme shoqërore, interesi, besimi, parimi dhe nuk jam e lënduar. Jam mirë, ndaj e përfundojmë me këtë temë”, u përgjigj ajo.

Ndërsa vet Don Xhoni, nuk është hapur ndonjëherë në publik për të diskutuar mbi temën e Arianës, raporton telegrafi.

Lexo edhe:  Ankohet Luizi: Policët nuk po më falin, po marr gjoba edhe pse e njoh kryeministrin