Ish-basketbollisti i Pejës mbetet i ngujuar në Izrael, publikon momentin kur dëgjohen sulmet me bombë

Ish-basketbollisti i KB Pejës, Brad Waldow, këtë sezon është transferuar në Izrael.

Për fat të keq, ai ka qenë atje kur kanë nisur sulmet terroriste nga Hamasi.

Waldow, i cili në fillim të kësaj sezone është shpërngulur bashkë me gruan dhe djalin e tij të vogël në Izrael, thotë se kanë mbetur të ngujuar atje.

Ai ka ndarë një video shqetësuese të gruas dhe fëmiut të tij, i cili vazhdimisht qan nga frika.

Teksa bashkëshortja e Waldow i thotë djaloshit të qetësohet dhe se zhurmat e eksplodimeve i quan “fishekzjarre”, Waldow mundohet t’i mbrojë ata duke i mbuluar me trupin e tij.

“Ja çfarë po ndodhë vërtet në Izrael. Ne po mundohemi të shkojmë në shëtpi” ka shkruar Waldow.

https://x.com/bradwaldow/status/1711791328470683966?s=46&t=EiCnHRPTT2N90zEBQOPNfg

Lexo edhe:  Kjo është 46-vjeçarja që vdiq në Shëngjin, motra e regjisores kosovare që nuk jeton më