Ish-banorja e Big Brother, Olta Gixhari bëhet nënë për herë të dytë
Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, është bërë sërish nënë.
Lajmin e ka ndarë me ndjekësit me anë të një postimi të shpërndarë në Instagram.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, Dori, janë bërë prindër të një djali.
“13.06.2024”, ka shkruar ajo që tregon se djali i tyre erdhi në jetë ditën e sotme (e enjte).

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 është nënë edhe e një djali të quajtur, Amar.
Përkundër periudhës së shtatzënisë, Olta ka qenë shumë aktive me projekte.