Ish-banori i BBVA aludon se Rozana dhe Laerti njihen nga jashtë, publikohet fotoja e tyre e përbashkët
Njëri nga ish-banorët e Big Brother Vip Albania, Xum Allushi ka shpërndarë një fotografi në rrjete sociale ku shihen Rozana, Laerti, nëna e këtij të fundit dhe një prift.
Të dy banorët, Rozana dhe Laerti e kanë kundërshtuar faktin se ata njihen mes vete, dhe nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin.
Madje shpeshherë ata kanë thënë që ‘ne nuk jemi miq’, apo ‘vetëm dy herë kemi pirë kafe’.
Kështu, Allushi ka shtuar një mbishkrim në foto duke thënë se populli nuk ha më bar, dhe nuk mundeni të na manipuloni.
“Kur unë thoja jeni ‘pallat pa shkallë’, s’më dëgjonte njeri…2 herë kemi pirë kafe, njëra thotë ‘s’kam shtëpi’, tjetri thotë do më marrë banka shtëpinë. Populli nuk ha më bar, nuk manipulojmë dot, as të gënjejmë. Gjithsesi, sagapao”, përfundon Xumi i indinjuar.
Kjo nuk është e gjitha, pasi që prifti i cili gjendet në foto, në njërën prej sfidave brenda shtëpisë ajo e “mos reagimeve”, ai i u fut brenda shtëpisë, dhe madje ishte vërejtur si shenjë se miqësia mes dy aktorëve është jo vetëm e konsoliduar, por edhe shumë e hershme.