Ironizon Miftaraj: Të blihen libra nga klasa e parë në të pestën për Nagavcin e këshilltarët e saj
Juristi Ehat Miftaraj vlerëson se kanë kaluar tri vite dëm gjatë udhëheqjes së ministrisë së Arsimit nga Arbërie Nagavci dhe kabineti i saj.
Prandaj, ai thotë se do të ishte e rrugës që të ndahen mjete financiare që t’u blihen libra ministres e këshilltarëve të saj nga klasa e parë deri në të pestën.
Postimi i tij i plotë:
E udhes do ishte te ndahen mjete financiare per blerjen e librave nga klasa e pare deri ne te pesten edhe per Ministren Nagavci dhe keshilltaret e saj.
Mbase i lexojne dhe e kuptojne rendesine e librit per veten e tyre, se mundesite qe te njejtit te punojne per arsimin ne Kosove jane Zero.
Tre vite te shkuara dem me kete ministre dhe kete kabinet te saj.
P.S. Pres komente ne mbrojtje te ministres nga ata qe i kane femijet ne shkolla private dhe jashte vendit.