“Irani i ka shitur dronë me shumicë Serbisë”
Analisti Burim Ramadani është duke komentuar në Pressing në T7 konfliktin Iran-Izrael.
Ai ripërsëriti se Irani ka qëllime armiqësore ndaj Kosovës dhe jo vetëm për rajonin atje.
“Irani është i vetmi i cili ka deklaru plan kombëtar për zhdukjen e Izraelit”, tha Ramadani.
“Njerëzit në Kosovë duhet t’ia dinë për nder Izraelit, shkatërrimin e disa prej fabrikave kryesore të dronëve të cilët Irani me shumicë, mbi 24 mijë dronë ia ka shitur Serbisë…Dhe është e qartë që Serbia pastaj nëse jo vetëm ndaj nesh, por edhe Bosnje e Hercegovinës apo tjerëve ka synuar ose planifikon që t’i përdorë porsa ti vije mundësia”, shtoi Ramadani.
“Një prej fabrikave kryesore të cilat Serbia i ka ble (dronët) në Iran, është shkatërruar sipas njoftimeve publike”, u shpreh Ramadani.