Interi fton në prova futbollistin e Trepçës ’89, Ermir Rashicën
Talenti i Trepçës ’89, Ermir Rashica, është ftuar në prova te skuadra e madhe italiane, Inter.
Rashica është 18-vjeçar dhe po ashtu është pjesë e kombëtares së Kosovës në grupmoshat U19.
Mitrovicasi debutimin në Superligën e Kosovës e bëri këtë edicion në ndeshjen e xhiros së parë që Trepça ’89 e luajti kundër Dritës.
Përveç Interit, situatën e Ermir Rashicës janë duke e monitoruar ekipet nga Gjermania dhe Austria.
Rashica shihet si njëri nga talentët me premtues në futbollin kosovar.