Interex mashtron konsumatorët, çmimet ndryshe në rafte nga ato që paguajnë

Festa e Kurban Bajramit është afër dhe marketet në Kosovë kanë bërë oferta në produkte ushqimore.

Por, qytetarët po hasin në mashtrimet me çmime në markete.

Së fundi, një lexues ka dërguar në adresë të Front Online, faturat dhe çmimin real që Interex në Fushë Kosovë kishte vendosur.

Ky market që gjendet në rrugën “Dardania” të Fushë Kosovës, anipse në raft e kishe zbritur artikullin, i njëjti është faturuar me çmimin e mëparshëm.

2.09 përshuta shitej në raft me çmimin e zbritur ndërsa qytetarit iu faturua me 3.15 euro.

Lexo edhe:  Aksidentohen dy vetura në rrugën Pejë-Istog, njëra “fluturon” mbi tjetrën