“Inspektim i jashtëzakonshëm”, Prokuroria me aksion për ndërtimet në zonën e Brezovicës
Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimeve për Krime të Rënda, inspektorët komunalë, Inspektoratin e Minsitrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Drejtorinë e Parkut Kombëtar ‘Sharri’ dhe Agjencinë Kadastrale, po kryen inspektime të jashtëzakonshme në disa objekte dhe biznese të ndërtuara në zonën e Brezovicës.
Prokurori i rastit, Rasim Maloku, tha për Sinjalin se pritet të identifikohen dokumentacionet prej Drejtorive të Urbanizmit se a kanë leje, kur dhe si janë lëshu, në mëyrë që të krijohet një raport i përgjithshëm për këtë zonë.
“Aksioni është inspektim i jashtëzakonshëm në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimeve për Krime të Rënda, Inspektoratin Qendror të Ministrisë, inspektorët e Komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar ‘Sharri’ dhe Agjencinë Kadastrale në mënyrë që me e skanu plotësisht gjendjen faktike të këtyre objekteve në cilën zonë janë edhe a ka leje ndërtimore për ato objekte edhe janë ndërtu në pajtim me ligjet që rregullojnë ndërtimet në këtë zonë.
Dmth është vetëm inspektim kështu që kemi me pasë një gjendje dhe pasqyrë të përgjithshme të të gjitha objekteve.
Nuk është qëllimi te arrestimet, sot kemi vetëm me i identifiku dokumentacionet prej Drejtorive të Urbanizmit se a kanë leje, kur janë lëshu qysh janë lëshu në mënyrë që me e kriju një raport të përgjithshëm për krejt këtë zonë e tani varësisht prej të gjeturave, ndërmarrim veprime tjera”, tha Maloku.