“Inskenim”, “e ka bo për llajka”/ Disa komentues fyejnë qytetaren që u sulmua seksualisht në Pejë
Një video e publikuar nga alpinistja e njohur kosovare, Mrika Nikqi nga Peja tronditi vendin.
I riu 25-vjeçar Flori Beqiraj dyshohet se sulmoi seksualisht në qendër të qytetit. Ai tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor, ndërkohë që është suspenduar nga kompnia ku punonte, raporton Gazeta Sinjali.
Nikçi përmes një shkrimi në Facebook, pasditën e së premtes ka bërë të ditur se i dyshuari, me inicialet F.B, vjen nga një familje e njohur e qytetit të Pejës.
“Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt. Në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mundur të jetë çdo familjarë i juaji”, ka thënë ajo.
Pas publikimit të pamjeve në llogarinë e saj në Facebook, përpos mesazheve mbështetëse për të, ajo ka marrë edhe mesazhe jo të mira, ku nuk kanë munguar as talljet.
I dyshuari tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor, ndërkohë që është suspenduar nga kompnia ku punonte.